Telegrafi

Gjithçka gati në Drenas, një orë para ndeshjes stadiumi i stërmbushur dhe gati për ta parë kampionin e ri të Kosovës

Elita e futbollit kosovar do të përfundojë ditën e sotme ku edhe do të mësohet kampioni i ri i Kosovës.

Feronikeli dhe Prishtina do të jenë përballë njëra tjetrës në ndeshjen e fundit ku edhe do të vendoset kampioni i Kosovës.

Tanimë në tribunën e vetme të stadiumit Rexhep Rexhepi në Drenas nuk ka asnjë vend dhe është e stërmbushur.

Edhe tifozët e Prishtinës, Plisat kanë udhëtuar dhe kanë arritur në stadium rreth orës 14:30 duke mos e lënë vetëm futbollistët e tyre.

Në stadium është edhe trofeu i kampionit si dhe medaljet për fituesit e ri të Superligës së Kosovës.

Ndeshja mes Feronikelit dhe Prishtinës do të fillojë nga ora 16:00. /Telegrafi/