Procesioni i Mbretit ka arritur në katedralen Westminster Abbey, ku pritet që të kurorëzohet Charles.
Shërbimi ka nisur dhe pritet të zgjasë dy orë, raporton theguardian.
Kjo është dukshëm më e shkurtër se sa kanë qenë shumë kurorëzime në të kaluarën.
Gjithashtu edhe Princi Harry, Princi Andrew dhe princeshat Eugenie dhe Beatrice kanë arritur në Abbey.
Gruaja e Harryt, Dukesha e Sussex-it, mungon sot në kurorëzim pasi po qëndron me fëmijët e vegjël të çiftit.
Anne dhe Andrew hynë së bashku me fëmijët e tyre, së bashku me Princin Harry. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=g8HVnAXZI1I