Arsenal dhe Manchester United duket se kanë arritur marrëveshje për shkëmbim të lojtarëve.
Alexis Sanchez pritet të kaloj në radhët e Djajve të Kuq, ndërsa te Gunners do të vjen Henrikh Mkhitaryan.
Ky i fundit tashmë ka arritur në kryeqytetin britanik të Londrës, i cili po shoqërohet nga agjenti Mino Raiola.
Reprezentuesi armen u pa në humor të mirë dhe i buzëqeshur gjersa transferimi te Arsenali duket se do të bëhet zyrtare brenda 48 orëve të ardhshme.
Mkhitaryan do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në dy ditët e ardhshme pasi që Sanchez do të udhëtojë për në Mançester.
Kujtojmë se United ishte më sy qelë në korrik të vitit të kaluar kur i rrëmbeu pothuajse nga duart Arsenalit, i cili ishte pran transferimit të ish-mesfushorit të Borussia Dortmundit.
Theksojmë se aventura e mesfushorit te Djajtë e Kuq nuk ishte tepër e suksesshme, duke bërë 63 paraqitje në të gjitha garat, ku ka shënuar 13 gola. /Telegrafi/