Telegrafi

Gjithçka filloi për një pagesë shtesë prej 1.7 dollarëve – klientët e zemëruar hedhin mbeturinat e restorantit mbi punëtorët në New York

Tre klientë të zemëruar shkatërruan një restorant në Manhattan, New York gjatë fundjavës që la të plagosur dy punonjës.

Videoja tronditëse e publikuar në Twitter tregon treshen e dyshuar duke hedhur shishe qelqi, një stol metalik dhe gjësende të tjera ndaj punonjësve, duke kërcyer mbi banak dhe hedhur salcë në të gjithë restorantin dhe duke shkatërruar një pengesë plastike.

Disa njerëz mund të dëgjohen duke brohoritur dhe duke filmuar kaosin me telefonat e tyre.

E gjithë kjo filloi rreth pagesës shtesë prej 1,75 dollarësh për salcë shtesë, raporton nypost.

Një punonjës që po filmon incidentin u thotë grave “ju do të shkoni në burg” ndërsa ato gjuajnë sende ndaj tij – e gjithë kjo ndërkohë që bie alarmi.

Në një moment, një nga tre gratë u tregon punonjësve gishtin e mesit dhe në një moment tjetër, një grua tjetër kërcen në majë të banakut.

Treshja i shkaktoi biznesit një dëm prej më shumë se 250 dollarësh dhe lëndoi një punonjëse 33-vjeçare dhe një punonjës mashkull. Të dy pësuan plagë në kokë, sipas policëve.

Bel Fries u detyrua të mbyllte dyert për të bërë riparime dhe për t’u rikuperuar nga incidenti dhe ende nuk ishte hapur deri të mërkurën.

Policia arrestoi tre gratë – Pearl Ozoria, 27 vjeç, nga Manhattan; Chitara Plasencia, 25, nga Brooklyn dhe Tatiyanna Johnson, 23, nga Brooklyn, me akuza për grabitje dhe keqtrajtim.

Ndryshe, Bel Fries nuk pranoi të komentojë incidentin. /Telegrafi/