Telegrafi

Gjithçka është mbyllur mes klubeve, Koulibaly mund të quhet lojtar i Chelseat

Kalidou Koulibaly tashmë mund të llogaritet si futbollisti më i ri i Chelseas.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano gjithçka është mbyllur mes palëve dhe Napoli po kontrollon detajet e fundit në kontrata.

Shuma e transferimit pritet të jetë diku rreth 40 milionë euro, pa i llogaritur bonuset e tjera.Lojtari do të ketë një pagë prej 10 milionë euro në sezon.

Në garë për lojtarin ishte edhe Juventusi, por Napoli ishin të vendosur që të mos e shesin në Torino.

Nga Chelsea janë larguar Antonio Rudiger dhe Andres Christensen, për atë klubi kishte nevojë urgjente të përforcohej në mbrojtje. /Telegrafi/