Granit Xhaka ka bërë një paraqitje të madhe ndaj Norëich Cityt, ku ka arritur të shënojë edhe një gol në fitoren 4-0.
Mesfushori shqiptar shënoi golin e dytë për ‘Topçinjtë’ në minutën e 37-të të takimit.
Pierre Emerick Aumbameyang shënoi dy herë në këtë ndeshje, ndërsa një gol e shënoi edhe mbrojtësi Cedric Soares.
Think Granit enjoyed that one ?#ARSNOR pic.twitter.com/FJuaqCek2z
— Arsenal (@Arsenal) July 1, 2020
Aubameyang ishte kapiten i Arsenalit në këtë ndeshje, por u zëvendësua në minutën e 82-të të takimit.
Para se të dilte nga loja, ai ia dorëzoi shiritin e kapitenit Granit Xhakës, i cili po zhvillonte një ndeshje shumë të mirë.
Xhaka më parë ishte kapiten i Arsenalit, por që pas një zënkë verbale me tifozët, klubi vendosi që t’ia largojë shiritin.
Pas këtij gjesti duket se gjërat janë duke shkuar drejt normalizimit, pasi edhe vet Xhaka kishte refuzuar ofertat në afatin kalimtar të janarit. /Telegrafi/