Manchester United dhe Liverpool kanë barazuar me rezultat 2-2 në kohën e rregullt në çerekfinale të FA Cup.
Të dy skuadrat kishin raste të mira që në start, ku vendasit rrezikuan me Marcus Rashord, ndërsa mysafirët u përgjigjën me Mo Salah.
Në minutën e 10-të erdhi goli i parë në ndeshje, ku Scott McTominay shënoi për 1-0.
🔴 Just 10 minutes into the game, Scott McTominay puts Manchester United ahead against Liverpool! ⚽pic.twitter.com/1oOWA1M2mz
— CentreGoals. (@centregoals) March 17, 2024
Rastet nuk u ndalën dhe Liverpoolin shënoi në minutën e 37-të me Wataru Endon në minutën e 38-të, por që u anulua për pozitë jashtë loje.
Por në minutën e 44-të, Liverpooli arriti të barazojë shifrat, me Alexis Mac Allister që shënoi nga afër për 1-1.
🇦🇷⚽ Mac Allister levels it up for Liverpool, with Onana wrong-footed by the deflection!
Manchester 1-1 Liverpool pic.twitter.com/7XrZx8QnTI
— CentreGoals. (@centregoals) March 17, 2024
Reds arritën të shënonin edhe në kohën shtesë, kur Mohamed Salah gjeti rrjetën për 2-1.
🇪🇬👑 Mohamed Salah is the 𝐅𝐈𝐑𝐒𝐓 player in football history to score in five consecutive away games against Manchester United.
Manchester United 1-2 Liverpool pic.twitter.com/7dr9QtMQtE
— CentreGoals. (@centregoals) March 17, 2024
Pjesa e parë ishte e zjarrtë, ku të dy skuadrat kishin raste dhe luajtën hapur.
Me të filluar pjesa e dytë, Man Utd ishte afër të barazonte, por pasimi i Bruno Fernandes te Rasmus Hojlund ishte i shpejtë.
Liverpooli u kthye në lojë me disa raste, duke nisur me Darwin Nunez që rrezikoi dy herë dhe Mac Allister, por nuk arriti të shënonte.
Atë që nuk e bëri Liverpoli, arriti ta bënte Man Utd, kur në minutën e 87-të barazoi në 2-2 me golin e Antony.
With three minutes remaining, Antony scores to equalize for Manchester United!!! It's only his second goal of the season. 🇧🇷🤯
Manchester United 2-2 Liverpool pic.twitter.com/BEKY4hnvsw
— CentreGoals. (@centregoals) March 17, 2024
Deri në fund nuk kishte gola të tjerë dhe skuadrat do të kërkojnë gjysmëfinalen në vazhdime. /Telegrafi/