Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, së shpejti do të sjellë një bashkëpunim me reperët Ledri Vula dhe Lumi B.
“Aman” do të titullohet kënga e tyre e re, e cila do të jetë tipike verore.
Ditë më parë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, teksa Dafina ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa imazhe nga prapaskenat.
Së fundmi, ajo publikoi disa fotografi të reja në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku është shfaqur mjaft tërheqëse.
Me modelin e ri të flokëve me kaçurrela dhe dekoltenë provokuese në pjesën e sipërme, Dafina dukej më joshëse se çdo herë tjetër.
“Me tona të mirat je, me ty jam edhe kur je keq…”, shkroi këngëtarja në mbishkrimin e fotografive, e që duket të jetë vargje të këngës së re.
Treshja në fjalë i kanë pasur të shpeshta bashkëpunimet e ndërsjella me njëri-tjetrin – këngë të cilat janë pritur gjithmonë mirë nga publiku. /Telegrafi/