Mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, kanë thënë se gjirafat shumë shpejtë do të cilësohen si specie në zhdukje, pasi numri i tyre po bie në numër.
Popullsia e gjitarit më të gjatë në botë, që në vitin 1980 ishte 150 mijë, gjatë vitit të kaluar ka qenë për 50 mijë më pak, transmeton Telegrafi. Në vend se ky numër të jetë më i madh, kemi pra zvogëlim alarmant.
Kjo është pasojë e rritjes së popullsisë njerëzore, zvogëlimit të habitatit të kësaj kafshe nga agrikultura dhe minierat, gjuetia ilegale, si dhe konfliktet e ndryshme në pjesën e Afrikës ku ato jetojnë.
Shkaku i këtyre faktorëve, gjirafat janë cilësuar të ndjeshme ndaj zhdukjes, ndaj kanë hyrë në Listën e Kuqe të Specieve të Rrezikuara.
Në këtë listë kanë hyrë edhe papagajtë gri të Afrikës, që janë duke u zhdukur në masë të madhe.
“Shumë kafshë dhe zogj po humbin sikur të mos kishin ekzistuar kurrë. Është momenti që të bëjmë diçka për gjirafat, që të mos jenë specie në zhdukje. Nëse presim edhe pak, ato do të ikin nga kjo botë”, ka thënë Inger Anderson, që është në krye të projektit për mbrojtjen e këtyre kafshëve. /Telegrafi/