Telegrafi

Gjira ‘sulmon’ Melindën për këngën e re: Në mars i ka vdekur nëna, e në maj lanson këngë duke u ‘dridhur’

Rap-artisja shqiptare, Melinda, ditën e djeshme (e hënë) është rikthyer me këngë të re të titulluar “Qa din ti”.

Kënga u prit shumë mirë nga publiku dhe vetëm për një ditë ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në YouTube.

Lidhur me këtë, një reagim së fundmi e ka bërë reperja tjetër Gjira – e cila konsiderohet rivale e Melindës.

Gjira (Foto: Instagram)

“Në mars i ka vdekur nëna nga kanceri e në maj lanson këngë duke u dridhur në tanga. Më fal po këto femna nuk po mundem të i marrë seriozisht. %moral % ndërgjegje, %talent %shije. Pusho në paqe”, kanë qenë fjalët e saj.

Lexo po ashtu Lansohet “Qa din ti” nga Melinda

Gjira duket se këtë lajm ia ka dedikuar posaçërisht artistes së njohur, e cila njoftoi në mars se i ka ndërruar nëna jetë nga kanceri.

Sidoqoftë, ato vazhdojnë të mbeten rivale që nga fillimi përfshirë këtu edhe dy reperet e tjera: Rina Balajn dhe Taynan.

‘Thumbat’ mes njëra-tjetrës vazhdojnë të jenë të pranishme në thuajse çdo postim. /Telegrafi/