Telegrafi

Gjira publikon fotografi me bikini nga pushimet në Kroaci, ndërsa thotë se nuk shqetësohet që ka shtuar mbi 10 kilogramë

Foto: Gjira Kajtazi/Instagram

Reperja e njohur shqiptare, Gjira Kajtazi, në fillim të këtij viti është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo ka sjell në jetë një vajzë, të cilën ajo dhe bashkëshorti i saj e pagëzuan me emrin Lana.

Gjira ndërkohë e ka nisur verën e këtij viti me pushime së bashku me familjen dhe për këtë ka zgjedhur bregdetin kroat.

Foto: Gjira Kajtazi/Instagram

Së bashku me burrin dhe dy fëmijët e saj, reperja e hitit “Çka po don me t’knu zemër” po shijon disa ditë të mira relaksi në Makarska të Kroacisë.

Ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi me bikini, ku shihet teksa shijon motin e ngrohtë dhe detin e rivierës kroate.

Foto: Gjira Kajtazi/Instagram

Ndërkohë sa i përket kilogramëve të tepërt, Gjira duket se nuk e ka fare problem këtë gjë dhe thotë se do të kthehet shumë shpejt në fokusimin për humbjen e tyre.

Foto: Gjira Kajtazi/Instagram

“Për + 10 kilogramët, unë do të kthehem te ju së shpejti. Por së pari, më lërni të shijoj kafen time”, shkroi reperja në mbishkrimin e fotografisë.

Angazhimet në jetën private dhe jetesa jashtë vendit e kanë mbajtur pak larg rap-artisten nga karriera e saj muzikore dhe nuk ka shprehur deri më tash interesim për t’u rikthyer me diçka të re. /Telegrafi/

Foto: Gjira Kajtazi/Instagram