Telegrafi

Gjira po i rikthehet muzikës, paralajmëron klipin e ri “Nuse”

Reperja e dikurshme, Gjira Kajtazi, ka pak kohë që është bërë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Mael, teksa tash e sa javë është kthyer edhe në Prishtinë.

Mirëpo këto nuk janë të rejat e vetme më të fundit nga Gjira, kjo pasi ajo shumë shpejt po e mendon rikthimin në muzikë.

Këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një videoja të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaq ‘trailerin’ e klipit të ri.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kënga e saj e re do të titullohet “Nuse”, dhe klipi i këngës është njashtu mjaft interesant, pasi në të reperja do të vijë me një paraqitje tradicionale si të nuseve të dikurshme.

“Kënga ime Nuse ka me u lansu shumë shpejt në YouTube”, ka qenë paralajmërimi që Gjira ka bërë në mbishkrimin e kësaj videoja.

Gjira Kajtazi përndryshe ka qenë shumë aktive në muzikë vite më parë, duke publikuar këngë në zhanrin hip-hop, të cilat ishin shumë të diskutuara dhe të pëlqyera nga publiku në atë kohë. /Telegrafi/