Këngëtarja Gjira Kajtazi e cila i është rikthyer muzikës pas një pauze mjaft të gjatë, ka filluar të jetë më shumë aktive edhe në rrjetet sociale.
Ajo është duke punuar në sjelljen e projekteve të reja, gjersa duket se po i marrin vëmendje edhe prurjet artistike të kolegëve.
Kantautori Alban Skënderaj ka publikuar së fundmi baladën e tij më të re “Dikur”, e cila ka goditur menjëherë veshin e fansave.
Gjira është një ndër ata persona, e cila me të dëgjuar këtë këngë, duket se është apasionuar shumë pas saj.
Ajo ka publikuar në llogarinë e saj personale në Instagram një fotografi ku shfaqet bashkë me kolegun e saj Albanin, teksa në mbishkrimin e fotografisë i shkruan përgëzimet e saj për këngën e tij të re.
Mesa duket, dyshja në fjalë ruajnë një miqësi të mirë kolegiale mes vete. /Telegrafi/