Telegrafi

Gjira lanson versionin audio të këngës “Nuse”

(Foto: Instagram/gjirakajtazi)

Gjira Kajtazi ka sjellë bashkëpunimin me DJ Arbin me titull “Nuse”. Kënga ka ardhur vetëm në versionin audio.

Projekti është prodhim i Koston, ndërsa tekstin e kanë shkruar LenaZbeat dhe vet këngëtarja.

Për melodinë muzikore është kujdesur po ashtu LenaZbeat.

Pritet të shihet kompletimi i kësaj kënge edhe nga ana vizuale, nëse këngëtarja do të vendosë ta lansojë edhe videoklipin.

Ndryshe, Gjira në vitet e fundit është tërhequr paksa nga jeta profesionale, mirëpo pritet rikthimi më aktiv i saj në muzikë. /Telegrafi/