Reperja Gjira Kajtazi dikur ishte një nga rep-artistet më të zëshme të skenës vendore të muzikës hip-hop.
Megjithatë ka vite që ajo e ka mbyllur karrierën e saj, duke iu përkushtuar tërësisht jetës private.
Por herë pas here Gjira tregohet aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me fansat ndonjë detaj nga jeta e saj personale.
Së fundmi, reperja kurorëzoi dashurinë e saj me martesë së fundmi, pak kohë pasi u bë nënë për herë të dytë.
E pyetur së fundmi nga një ndjekës në InstaStory se pse e organizoi dasmën pas lindjes së dy fëmijëve, Gjira dha një përgjigje shumë interesante.
“Me siguri do me ditë pse s’jam martuar para se të bëjë fëmijë? Njeriu po mundke me mbetë shtatzënë edhe pa qenë e martuar. Kur dy njerëz duhen martesa është vetëm formalitet dhe çështje e organizimit me ‘shparitë’ taksa në Gjermani”, ka thënë Kajtazi.
Përndryshe, në po të njëjtat përgjigje ajo bëri të ditur se vazhdon të jetojë në Gjermani me familjen e saj, me vizita të shpeshta në Kosovë. /Telegrafi/