Telegrafi

Gjira Kajtazi publikon versionin akustik të këngës kushtuar djalit të saj

Gjira Kajtazi (Foto: Instagram/gjirakajtazi)

Gjira Kajtazi ka qenë njëra ndër rep-artistet e para që kishte debutuar në tregun muzikor në një mënyrë krejtësisht ndryshe.

Ajo kishte thyer shumë tabu përmes teksteve dhe mënyrës së interpretimit të jetës në përgjithësi, me të cilat mori zemrat e mijëra fansave.

Pas bujës së madhe që bëri, Gjira ishte larguar pjesërisht nga muzika ku rrallëherë publikonte ndonjë sekuencë apo muzikë me videotekst.

Së fundmi përmes rrjetit social të saj Instagram, Gjira e ka publikuar një këngë në versionin akustik të realizuar në shtëpinë e saj.

Komplet kënga i është dedikuar djalit të saj, Maël, i cili para disa ditësh ka mbushur një vjet.

Gjira përndryshe jeton me bashkëshortin dhe djalin e saj në Gjermani, ku së fundmi po publikon imazhe në vendin ku është duke qëndruar e izoluar. /Telegrafi/