Telegrafi

Gjira e mërzitur: Kur do të përfundojë kjo? Të gjithë dëshirojmë t’i kthehemi jetës tonë të vjetër

Foto: Gjira/Instagram

Reperja e njohur shqiptare, Gjira Kajtazi, ka tash e sa kohë që nuk është më aktive në muzikë.

Ajo i është përkushtuar tërësisht jetës private, duke u marrë me bashkëshortin dhe rritjen e djalit të saj.

Ashtu si gjithë të tjerët, edhe Gjira duket të jetë e mërzitur dhe e lodhur nga izolimi i vazhdueshëm, shkaku i pandemisë globale coronavirus.

Së fundmi, Gjira publikoi në Instagram një fotografi, ku shfaqej në veturën e saj teksa mbante në dorë një kafe.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në mbishkrimin e fotografisë, ajo shkruan se nuk dëshiron më një “kafe rruge”, duke pyetur se kur do të përfundojë kjo koha e karantinës.

“Mirëmëngjesi-Kur do të përfundojë kjo kohë e karantinës? Nuk dua më një ‘kafe rruge’. Të gjithë e dëshirojmë jetën tonë të vjetër të na kthehet”, ka shkruar ajo.

Gjira përndryshe jeton me bashkëshortin dhe djalin e saj në Gjermani. /Telegrafi/