Telegrafi

Gjira me dedikim emocional për djalin e saj

Gjira Kajtazi (Foto: Instagram/gjirakajtazi)

Reperja shqiptare, Gjira Kajtazi, është kthyer në Kosovë pas një kohe të gjatë.

Ajo tash e një kohë ka ndërtuar jetën dhe karrierën e saj në Gjermani, teksa së fundmi është kthyer në vendlindje.

Këto ditë, në Instagram ka publikuar fotografi pranë djalit të saj, Maël dhe ka bërë një dedikim të veçantë për të. “Me asgjë në jetë nuk e kisha ndërruar”, shkruan ajo.

Gjira Kajtazi (Foto: Instagram/gjirakajtazi)

Nuk dihet nëse këngëtarja erdhi në vendlindje për të realizuar ndonjë këngë të re, apo në vizitë te familjarët e saj.

Përndryshe, Gjira ka kurorëzuar vite më parë lidhjen me futbollistin Ali Ibrahimi, nga i cili u nda për rreth një vit për t’u ribashkuar sërish.

Ndërkaq, sa u përket projekteve, “Aua” titullohet kënga e fundit e saj, të cilën e solli në versionin audio para pak muajve. /Telegrafi/