Site icon Telegrafi

Gjini viziton policin e plagosur në Mitrovicë

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka vizituar policin Hysen Ademi, i cili u plagos gjatë aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Ai u transferua pasditen e sotme nga spitali i Mitrovicës për në Spitalin Rajonal “Isa Grezda“ në Gjakovë, ku po vazhdohet trajtimi i tij mjekësor.

Kryetari Gjini u shpreh i lumtur që gjendja shëndetësore e Hysenit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe shprehu gatishmërinë institucionale dhe njerëzore për çdo ndihmë të nevojshme.

Lexo po ashtu Spitali i Mitrovicës deklarohet për gjendjen e katër policëve të plagosur, gjatë aksionit në veri

Ndryshe njësitë Speciale të Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm kanë ndërmarrë një aksion në katër komunat veriore të vendit me shumicë serbe. Ky aksion  ka përfunduar rreth orës 11:30.

Lexo po ashtu Aksioni në veri të Mitrovicës: 19 zyrtarë policorë të arrestuar, të njëjtit suspendohen nga detyra dhe ndalohen për 48 orë

Në këtë aksion 19 zyrtarë policorë të arrestuar, të njëjtit suspendohen nga detyra dhe ndalohen për 48 orë./Telegrafi/

Exit mobile version