Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka uruar qytetarët e kësaj komune për Ditën e Çlirimit.
Gjini përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në këtë datë reflektojmë se liria u pagua shtrenjtë me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve të lirisë.
“Gjakovë, urime 14 Qershori, Dita e Çlirimit! Në këtë datë të shënuar, reflektojmë se liria u pagua shtrenjtë, me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve të lirisë”, ka shkruar Gjini.
Ai ka theksuar se asnjëherë nuk do të harrojmë sakrificën e atyre që ranë për liri.
“Asnjëherë nuk do të harrojmë sakrificën e tyre, por edhe obligimin tonë të përbashkët që të punojmë me nder që të bëjmë Kosovën një vend më të mirë për të jetuar!”, ka shkruar Gjini. /Telegrafi/