Site icon Telegrafi

Gjini për vdekjen e dy fëmijëve: Një tragjedi e rëndë na ka goditur sot

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së dy fëmijëve nga fshati Ujzi, si pasojë e djegies së shtëpisë.

Gjini ka shkruar në Facebook se kjo është një tragjedi e rëndë.

Lexo po ashtu Dy fëmijë vdesin në Gjakovë pasi shtëpia u kaplua nga zjarri

“Një tragjedi e rëndë na ka goditur sot! Një dhjetëvjeçar dhe një trembëdhjetëvjeçar nga Ujzi u shuan sot në një aksident zjarri, duke lënë zbrazëti të madhe në zemrat e familjeve të tyre, por edhe të gjithë shokëve e bashkëqytetarëve.

U shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve dhe të gjithë atyre që njohën dy të rinjtë të cilët humbën jetën në këtë aksident”, ka shkruar Gjini. /Telegrafi/

Exit mobile version