Një gjinekolog në Holandë ‘dhuroi’ spermën për pacientët pa dijeninë e tyre dhe u bë baba i të paktën shtatëmbëdhjetë fëmijëve, njoftoi spitali Isala Hospital, Zwolle.
Gjinekologu, Jan Wildschut, i cili ka ndërruar jetë vite më parë, midis viteve 1981 dhe 1993, ishte një specialist në mbarësimin artificial me spermë të dhuruar në atë spital, raporton abcnews.
Rasti u zbulua kur një pjesë e fëmijëve u ngjizën atje, tani të rritur, vendosën për të gjetur se kush ishte babai i tyre biologjik dhe kur mostrat e ADN-së u krahasuan me të fëmijës së njohur të mjekut, transmeton Telegrafi.
Nuk përjashtohet mundësia që mjeku të jetë babai i edhe më shumë fëmijëve, tha spitali.
Në vitet 1980, riprodhimi i asistuar ishte në fillimet e tij. “Prindërit u këshilluan që të mos shpërndanin informacion në lidhje me këtë”, këshilloi spitali.
Një rast i ngjashëm tronditi shtetin holandez disa vjet më parë kur u zbulua rasti i specialistit, Jan Karbaat, i cili fekondoi shumë pacientë me spermatozoidin e tij dhe është babai i të paktës 49 fëmijëve. /Telegrafi/