Site icon Telegrafi

I gjinden substancë narkotike dhe armë, arrestohen pesë persona në Prishtinë

Foto ilustrim

Pesë persona, dy prej tyre moshë e mitur janë shoqëruar në stacionin policor pasi në oborrin e shkollës “Sami Frashëri”, afër tyre është gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë të dyshuar narkotike si dhe është konfiskuar një armë zjarri e llojit “Bereta”, me një karikator dhe shtatë fishek dhe dy thika xhepi.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 22:00, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, me urdhër të prokurorit, pesë personat e dyshuar pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version