Berat Gjimshiti edhe zyrtarisht është larguar nga Atalanta.
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë është huazuar tek ekipi i promovuar në Serie A, Benevento.
Edhe pse iu bashkua klubit javën e kaluar zyrtarizimi nuk erdhi deri ditën e sotme.
Benevento ka huazuar Gjimshitin por ka opsionin e blerjes në fund të stinorit.
Gjimshiti edicionin e kaluar ishte i huazuar në Serie B, tek skuadra Avellino.
Paraqitjet e mira bënë që Benevento të insistoj për ta pasur në skuadër atë.
Pas tri paraqitjeve me Atalentën vitin e kaluar në Serie A, Gjimshiti tani do të ketë rastin të luaj rregullisht me klubin e ri. /Telegrafi/