Nuk arriti të shkonte në Francë, por Berat Gjimshiti nuk u dorëzua.
Ai shihet si një prej lojtarëve më të mirë në mbrojtje dhe me Lihtenshtejnin, ai do të luajë me gjasë nga minuta e parë.
“Është e vërtetë që në letër janë skuadra më e thjeshtë e grupit, por ndaj është e vështira sepse duhet të fitojmë dhe tani në futboll është e vështirë të fitosh ndaj çdo kundërshtari. Duhet me e respektu kundërshtarin, dhe kështu do të fitojmë”.
Gjimshiti ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në Zvicër shumë pranë Lihtenshtejnit.
“Mendoj se kanë një skuadër shumë kompakte, në mbrojtje janë shumë të fortë dhe presin gabimet e kundërshtarit për ta sulmuar. Mendoj se ndaj tyre duhet luajtur fort si ekip pasi ndryshe me individualitete nuk mendoj se mund të bëjmë diçka. Rëndësi ka të krijojmë sa më shumë raste dhe të finalizojmë sa më shpejt”
Shqiptarët që jetojnë pranë Lihtenshtejnit janë të shumtë, luhet në një stadiumin me kapacitet diku rreth 7 mijë vende, kështu që nëse keni vështirësi për të gjetur një biletë, nuk jeni të vetmit, e rëndësishme është që për Kombëtaren projektohet një tjetër ndeshje si në shtëpi.
“Kam shumë familjarë, shokë që jetojnë në Cyrih, nuk është larg prej këtu, dhe më kanë kërkuar bileta shumë prej tyre, por të shohim sa do të na japin”.