Berat Gjimshiti ka kaluar me sukses gripin që e mbajti jashtë fushave për dy javë.
Lojtari nuk ka qenë fare i grumbulluar në dy takimet e kaluara, ndërsa sot është grumbulluar.
Atalanta e mbrojtësit të Kombëtares do të luaj në udhëtim te Carpi në një ndeshje tejet të rëndësishme për dy skuadrat.
Gjimshiti nuk do ta fillojë ndeshjen nga minuta e parë, mirëpo ai do të jetë në bankën rezervë dhe do të presë rastin për debutim.
Kujtojmë që Gjimshiti iu bashkua Atalantës gjatë afatit kalimtar të janarit nga skuadra zvicerane Zurich. /Telegrafi/