Juventusi ka pësuar humbje të papritur duke eliminuar nga Kupa e Italisë.
Bardhezinjtë janë mposhtur si mysafirë të skuadrës së Atalantas me rezultat të thellë prej 3:0.
Në radhët e skuadrës së Bergamos ishte edhe Berat Gjimshiti, i cili ka folur për mediat italiane pas suksesit.
Ai ka thënë se ndihet i kënaqur me fitoren gjersa ka treguar se takimi kundër Romës iu ka dhënë një mësim.
“Jam shumë i kënaqur, edhe pse kurrë nuk i tregoj emocionet. Zhvilluam një ndeshje të madhe kundër skuadrës më të fortë të Italisë. Kemi mësuar nga gabimet e kryera ndaj Romës dhe u munduam të jepnim maksimumin. Arritëm të fitonim të gjithë bashkë dhe jemi shumë të lumtur”.
“Kampioni nuk nisi mirë për mua, por tani jam shumë i lumtur dhe po më japin besim. Do të bëj gjithçka për t’ia shpërblyer trajnerit”, u shpreh ai.
Ndryshe, 25-vjeçari ka luajtur përgjatë 90 minutave dhe është ndëshkuar me karton të verdhë. /Telegrafi/