Telegrafi

Gjimshiti pas humbjes ndaj Polonisë: Bëmë shumë gabimi, pjesa e parë ishte shumë e mirë

Berat Gjimshiti ishte një nga liderët e prapavijës kuqezi dhe bëri një 90-minutësh mjaft të mirë, ndonëse Shqipëria pësoi plot katër gola ndaj Polonisë.

Menjëherë pas ndeshjes mbrojtësi kuqezi pranoi se skuadra u ndëshkua për shkak të disa gabimeve, megjithatë bëri thirrje që të bashkohen para ndeshjes me Hungarinë.

“Bëmë një pjesë të parë mjaft të mirë, por u ndëshkuam në dy goditje standarde. Më vjen keq, pasi kemi punuar shumë për episode të tilla, por gabuam në vendosje dhe e pësuam”.

“Sigurisht që rezultati 4-1 është shumë i lartë, pasi në pjesën e parë kemi luajtur shumë mirë. Nuk mbaj mend një ndeshje që kemi luajtur kaq mirë”

“Sigurisht që mund të bënim më mirë, por duhet të shohim përpara, pasi tre ditë më vonë na pret një ndeshje tjetër”, deklaroi mbrojtësi kuqezi. /Telegrafi/