Telegrafi

Gjimshiti: Nuk luajtëm keq, por duhet të përmirësohemi

Shqipëria u mposht në miqësoren ndaj Çekisë me rezultatin 3-1.

Në lidhje me këtë përballje foli edhe mbrojtësi Berat Gjimshiti, i cili në prononcimin pas ndeshjes ka thënë se nga gabimet duhet të përmirësohen.

“Çekia na futi në vështirësi me mesfushorët që futeshin në hapësira mbrapa mesfushorëve tanë, na detyruan që të hapeshim në mbrojtje”.

“Nuk kemi bërë një ndeshje të keqe, mund të mbroheshim më mirë, por gjithsesi mendoj që kemi bërë lojë të mirë. Asnjë nuk është perfekt në futboll dhe në jetë”.

“Nga gabimet duhet të përmirësohemi. Të gjithë e dimë çfarë duhet të përmirësojmë, do t’ia dalim si ekip dhe të përmirësojmë gabimet e këtyre 2 ndeshjeve dhe ato që kemi bërë mirë t’i mbartim”, ka thënë Gjimshiti.