Site icon Telegrafi

Gjimshiti mund të ndërrojë skuadër, pëlqehet nga Galliani

Monza po mendon për përforcimet që do të bëhen në afatin kalimtar të janarit dhe duket se Adriano Galliani ka primare mbrojtjen.

Nga mediet italiane raportohet se emri më konkret për ta është ai i mbrojtësit të kombëtares shqiptare dhe Atalantas, Berat Gjimshiti.

Gjimshiti duket se është profili ideal për Monza.

Megjithatë, në të njëjtën kohë, Monza do të duhet të vlerësojë edhe gjendjen e tij fizike, me mbrojtësin shqiptar që ka luajtur vetëm 5 ndeshje në Serie A këtë sezon për shkak të dëmtimit që pësoi më 21 gusht.

Gjithashtu vështirë se Atalanta do ta lërë shqiptarin të largohet, duke qenë se marsin e kaluar ata zgjatën kontratën deri në vitin 2026. /Telegrafi/

Exit mobile version