Interi humbi në Serie A pas shtatë fitore radhazi dhe ishte Atalanta skuadra që e ndali.
Në fitoren 4-1 të skuadrës së Gian Piero Gasperinit shënoi edhe mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti, i cili u shpreh i lumtur për golin dhe fitoren.
“Mbi të gjitha jam i lumtur se kemi fituar këtë ndeshje e cila ishte e rëndësishme në rrugën e tre fitoreve radhazi dhe tani arritëm të katërtën”.
“Ishte një kundërshtar shumë i fortë nëse shikojmë klasifikimin, Interi është gjithmonë një skuadër e madhe”.
“Gjithashtu jam i lumtur edhe për golin, ishte i pari për mua në Serie A, por mbi të gjitha për fitoren. E kam kërkuar shumë këtë gol, edhe kur isha në huazim në sezonin e kaluar te Benevento. Kam qenë shumë herë afër, por nuk kam arritur, sot më në fund e arrita”.
“Objektivat? Gjëja më e rëndësishme është të ngjitemi në renditje, për objektiva shikojmë më vonë. Vazhdojmë kështu”, ka thënë Gjimshiti pas ndeshjes.
Ndeshja e ardhshme e Atalantas në Serie A është kundër Empolit. /Telegrafi/