Berat Gjimshiti ka treguar se sa vështirë është të luash kundër Spanjës.
Mbrojtësi shtatlartë i kombëtares e ka vlerësuar si pozitive njërën pjesë të takimit, por sipas tij nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë deri në fund Spanjës.
“Luajtëm mirë në pjesën e parë dhe në fillimin e pjesës së dytë, por më vonë rrodhi si rrodhi takimi dhe në fund humbëm”, ka thënë Gjimshiti.
“Spanja është një kombëtare që luan shumë me topin, e qarkullon shumë dhe të krijon gjithmonë vështirësi”.
“Mendoj se Italia nuk e ka të njëjtën lojë si Spanja dhe neve na u përshtatet më mirë për t’i marrë pikë”, përfundoi mbrojtësi i Avellinos. /Telegrafi/