Berat Gjimshiti është kolona e re mbrojtëse e Avellinos në Serinë B të futbollit italian.
Mbrojtësi shqiptar me centimetrat dhe sigurinë që ofron me lojën e tij, konsiderohet një afrim i goditur i minutës së fundit, edhe pse në formë huazimi nga Atalanta.
23-vjeçari që në debutim në radhët e Avellinos kundër Trapanit, tregoi se ishte përshtatur më së miri në prapavijën e bardhejeshilëve, edhe pse kishte zhvilluar vetëm disa seanca stërvitore me skuadrën e tij të re.
I kujdesshëm, i sigurt për cilësitë që zotëron, Gjimshiti ka hedhur menjëherë kandidaturën për liderin e mbrojtjes.
Kjo është analiza që i bëjnë mediat italiane lojës së futbollistit shqiptar, i cili la Atlanatan për të luajtur në vazhdimësi, çka do t’i japë mundësinë për të qenë protagonist edhe me kombëtaren kuqezi. /SS/