Berat Gjimshiti ka thënë se ka përjetuar rëndë lënien jashtë Euro 2016.
Ai sot luajti nga fillimi në ndeshjen me Marokun.
“Normal që isha i mërzitur që u lash jashtë nga De Biasi për Euro 2016. Por, tani jam shumë i lumtur që jam ftuar dhe shpresoj të bëjmë mirë”, tha Gjimshiti.
“Të them të drejtën nuk e kam pritur që të mbetem jashtë. Kisha luajtur disa ndeshje në kualifikime dhe ëndërroja që të luaja në Evropian, por që nuk u realizua”, shtoi Gjimshiti, i cili startoi përkrah Mërgim Mavraj në miqësoren ndaj Marokut.