Telegrafi

Gjimshiti fiton ndeshjen ndaj Muriqit, Atalanta kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë pas triumfit ndaj Lazios

Atalanta ka fituar me rezultat të ngushtë 3-2 ndaj Lazios në ndeshjen çerekfinale të vlefshme për Kupën e Italisë, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të kësaj gare.  

Pas Interit, edhe Atalanta e ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pas triumfit në një ndeshje të madhe ndaj Lazios.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte fantastike nga të dyja skuadrat që shënuan nga dy gola, ku shënuesi ishin edhe dy lojtarë shqiptarë.

Serinë e golave e hapi mbrojtësi Berat Gjimshiti (7’), i cili shënoi nga afërsia për 1-1, ndërsa rezultati u barazua nga Vedat Muriqi (17’) me kokë për 1-1.

Lexo po ashtu Vedat Muriqi gjen golin e parë me Lazion, zhvlerëson golin e Gjimshitit dhe barazon rezultatin ndaj Atalantas

Lazio arriti të kalojë në epërsi 2-1 me anë të Francesco Acerbi (34’), por vendasit barazuan me anë të Ruslan Malinovsky (37’) dhe shkuan në pushim me rezultat 2-2.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin ekip më i mirë dhe arritën të shënojnë golin e fitores, edhe pse me një lojtarë më pak nga minuta e 53-të kur Jose Palomino u ndëshkua me të kuq.

Aleksey Miranchuk (57’) shënoi për 3-2 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar, pasi penalltia e Duvan Zapata (66’) u prit nga Pepe Reina.

Me këtë fitore, Atalanta e siguron kalimin tutje në Coppa Italia.

Atalanta në gjysmëfinale do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Napoli-Spezia. /Telegrafi/