Berat Gjimshiti është kthyer te Atalanta ku po përgatitet për edicionin e ri.
Por duket se mbrojtësi shqiptar nuk do të mbetet edhe gjatë pjesë e zi kaltërve.
Trajneri Gasperini nuk po llogaritë në shërbimet e Gjimshitit dhe kjo ka bërë që ai të mendojë largimin.
Qëndrimi i tij tek Atalanta thuajse është i pamundur, pasi aktualisht Gjimshiti po llogaritet si mbrojtësi i pestë qendror.
Por edhe pas largimit nga Atalanta, Gjimshiti pritet të vazhdoj karrierën në elitën e futbollit italian.
Është skuadra e Sassuolos që ka shprehur interesim për ta pasur në radhët e veta mbrojtësin nga Tërrnoci.
Ish-anëtari i Zurichut dhe Beneventos, pritet ta kompletojë transferimin tek Sassuolo gjatë ditëve të para të muajit gusht.
Skuadra gjelbër e zi pritet ta marrë si huazim Gjimshitin me të drejtë blerje në fund të stinorit. /Telegrafi/