Gjimnazistët e Tetovës në gjuhën maqedonase, vazhdojnë të ndjekin mësimin, në kushte jo të volitshme në sallën e Komunës së Tetovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata po presin që të mbarojë rikonstruimi i objektit të shkollës së vjetër medicinale, ku edhe duhet të vazhdojnë procesin mësimor, edhe pse sipas premtimeve të autoriteteve ajo duhet të kishte përfunduar gjatë muajit të kaluar.
Nga këshilli i prindërve dhe profesorët pranë gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, shpresojnë që sanimi i objektit të përfundojë sa më shpejtë, përndryshe paralajmërojnë hapa më radikal, si protesta dhe bllokim të hyrjes në objektin e Komunës së Tetovës./Telegrafi/