Gjimnazi i shkencave shoqërore “Ahmet Gashi” në Prishtinë sot ka pranuar donacion të inventarit shkollor nga Ambasada Amerikane.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e arsimit në kryeqytet, Besianë Musmurati. Në postimin e shpërndarë në Facebook, ajo ka treguar se poashtu ambasada ka siguruar edhe renovimin e tërësishëm të shkollës për vitin e ardhshëm.
“Sot e pranuam donacionin nga Ambasada Amerikane për të furnizuar me inventar shkollor Gjimnazi i shkencave shoqërore “Ahmet Gashi” – Prishtinë. Gjithashtu pranuam edhe lajmin e mirë që edhe renovimi i tërësishëm i objektit të shkollës do të fillojë vitin e ardhshëm, me financim të Ambasadës Amerikane. Mezi po e presim shtatorin”, ka shkruar Musmurati.