Site icon Telegrafi

Gjimishiti nis aventurën e re me Avellinon

Pas dy ndeshjeve shumë të mira që zhvilloi me kombëtaren shqiptare ndaj Marokut dhe Maqedonisë, Berat Gjimshiti është gati për aventurën e tij të re.

Të mërkurën, mbrojtësi kuqezi zhvilloi stërvitjen e tij të parë me Avellinon, skuadrën e Serisë B, ku do të luajë si i huazuar nga Atalanta deri në përfundim të këtij sezoni.

Te ekipi i drejtuar nga trajneri Domenico Toscano, Gjimshiti do të ketë më shumë hapësira aktivizimi madje pritet të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Avellinos në sezonin e ri të  Serisë B.

Sipas asaj që raportojnë mediat që qëndrojnë pranë klubit bardhjeshil, 23- vjeçari shqiptar tek i cili trajneri i kombëtares kuqezi Gianni De Biasi beson shumë, do ta nisë si titullarë sfidën e kësaj fundjave ndaj Trapanit.

Edhe pse ka vetëm pak kohë që i është bashkuar Avellinos në stërvitje, trajneri Toscano e konsideron ish lojtarin e Zurichut si një futbollist të pazëvendësueshëm për skemat e tij dhe prania e 23-vjeçarit në formacionin titullar që në ndeshjen e radhës as që vihet në diskutim.

Falë eksperiencës së fituar me kombëtaren shqiptare gjatë këtyre dy viteve të fundit, Gjimshiti pritet t’i japë më shumë siguri prapavijës së Avellinos.

Exit mobile version