Telegrafi

Gjilani zyrtarizon rikthimin e Senad Jarovic

Senad Jarovic është lojtari më i ri i Gjilanit.

Sulmuesi boshnjak ishte i huazuar te Gjilani nga Struga nga janari deri në qershor ku pati paraqitje fantastike.

Jarovic ishte nën kontratë me Strugën, por tani Gjilani e ka blerë kartonin e tij dhe e ka zyrtarizuar.

Njoftimi i plotë nga SC Gjilani:

Sport Club Gjilani komunikon arritjen e marrëveshjes me Football Club Struga për transferimin e futbollistit Senad Jarovic.

Sulmuesi boshnjak do jetë anëtar i ‘kuqebardhëve’ me të drejta të plota dhe ‘firma’ e tij do të vlejë për dy vitet e ardhshme.

26 vjeçari ishte bashkuar me Gjilanin në afatin kalimtar të janarit vetëm si futbollist i huazuar nga FC Struga, ndërkohë që pas arritjes së marrëveshjes me kampionët e Maqedonisë së Veriut, ai tashmë e ka të vlefshëm kartonin e plotë për transferim.

Jarovic i është bashkuar menjëherë ekipit në fazën përgatitore në Bansko të Bullgarisë, ndërkohë që prezantimi tij do të bëhet pas rikthimit në Gjilan. /Telegrafi/