Gjilani ka njoftuar se ka ndarë rrugët me dy mbrojtësit Erlis Frashëri dhe Jackson Ferreira.
Dyshja kishin zbarkuar në Gjilan para një viti e gjysmë, ku arritën sukses të madh me klubin, duke e dërguar në gara evropian.
“Sport Club “Gjilani” njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin në mënyrë të dyanshme me futbollistët Erlis Frashëri dhe Jackson Ferreira”.
“Klubi i falënderon futbollistët për angazhimin dhe kontributin e dhënë duke i’u uruar njëherit suksese në karrierën e tyre sportive”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.
Gjilani kishte zënë vendin e dytë në kampionat sezonin e shkuar. /Telegrafi/