Site icon Telegrafi

Gjilani zyrtarizon largimin e katër futbollistëve gjatë afatit kalimtar të janarit

SC Gjilani ka njoftuar se gjatë afatit kalimtar të janarit ka ndarë bashkëpunimin me katër futbollistë.

Kuqebardhët u riorganizuan pas problemeve financiare, por gjatë afatit kalimtar të janarit u larguan edhe katër futbollistë.

Portieri Arion Ymeri, mbrojtësit Fabjan Beqja e Besart Krivanjeva si dhe mesfushori Agustin Torasa janë katër emrat e larguar nga SC Gjilani.

Gjilani ka falënderuar katër futbollistët për kontributin e dhënë.

Njoftimi i plotë nga SC Gjilani:

Sport Club Gjilani komunikon mbylljen e bashkëpunimit me futbollistët Arion Ymeri, Fabjan Beqja, Besart Krivanjeva dhe Agustin Torassa.
Klubi falënderon publikisht gjithë futbollistët për angazhimin dhe kontributin e dhënë me fanellën ‘kuqebardh’, duke u dëshiruar njëherit fat dhe sukses në karrierën sportive. /Telegrafi/
Exit mobile version