Site icon Telegrafi

Gjilani vazhdon me fitore, triumfon te Drenica

Gjilani ka marr një fitore të madhe me rezultat 2-0 në udhëtim te Drenica në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Ipko Superligën e Kosovës.

Skuadra e Gentian Mezanit ka marr fitoren e tretë radhazi në kampionat duke u treguar se do të jetë arrë e fortë këtë sezon.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por vetëm mysafirët gjetën golin.

Ishte Gerhard Progni, i cili në minutën e 16-të të ndeshjes shënoi me kokë për 0-1 pas asistimit të Kushtrim Shabanit.

Edhe pjesa e dytë e ndeshjes ishte njësoj si e para, me të dyja skuadrat që krijuan raste, por me Gjilanin që shënoi përsëri gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 64-të dhe ishte Fjoart Jonuzi, i cili shënoi gol të bukur nga largësia për 0-2.

Deri në fund të ndeshjes pati edhe shumë raste nga të dyja skuadrat, por rrjetat mbetet në paprekura dhe Gjilani mori një fitore të madhe.

Pas kësaj fitore, Gjilani e sheh veten në pozitën e dytë me nëntë pikë, ndërsa Drenica renditet e shtata me katër pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version