Telegrafi

Gjilani vazhdon me fitore, triumfon ndaj Vushtrrisë

Festa e lojtarëve të Gjilanit (Foto: SC Gjilani/Facebook)

Gjilani ka shënuar fitore në shtëpi me rezultat 2-0 ndaj Vushtrrisë në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Ipko Superligën e Kosovës.

Klubi gjilanas ka marr fitoren e dytë me radhë, pasi pas fitores së thellë ndaj Ferizajt, ka mposhtur edhe Vushtrrinë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me të barabartë, por me mysafirët të cilët përveç rasteve arritën të gjejnë edhe golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e parë shtesë dhe ishte sulmuesi kroat, Tomislav Busic, i cili shënoi me kokë për 1-0 pas asistimit të Bedri Grecës.

Raste tjera që vlen të përmenden në këtë pjesë janë ai i Oltion Rapës (12′) që goditi pingulen, ndërsa për mysafirët rasti më i mirë i takoi Jasmin Raboshta  (20′), i cili goditi traversën

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e barabartë, por Gjilani bëri diferencën duke gjetur rrugën e rrjetës.

Ishte minuta e 80-të kur Fiton Hajdari shënoi nga afërsia për 2-0 duke vulosur fitoren dhe rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Gjilani e sheh veten në pozitën e tretë me gjashtë pikë, ndërsa Vushtrria renditet e fundit me një pikë. /Telegrafi/