Gjilani ka shënuar fitore në shtëpi me rezultat 2-0 ndaj Vushtrrisë në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Ipko Superligën e Kosovës.
Klubi gjilanas ka marr fitoren e dytë me radhë, pasi pas fitores së thellë ndaj Ferizajt, ka mposhtur edhe Vushtrrinë.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me të barabartë, por me mysafirët të cilët përveç rasteve arritën të gjejnë edhe golin.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e parë shtesë dhe ishte sulmuesi kroat, Tomislav Busic, i cili shënoi me kokë për 1-0 pas asistimit të Bedri Grecës.
Raste tjera që vlen të përmenden në këtë pjesë janë ai i Oltion Rapës (12′) që goditi pingulen, ndërsa për mysafirët rasti më i mirë i takoi Jasmin Raboshta (20′), i cili goditi traversën
Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e barabartë, por Gjilani bëri diferencën duke gjetur rrugën e rrjetës.
Ishte minuta e 80-të kur Fiton Hajdari shënoi nga afërsia për 2-0 duke vulosur fitoren dhe rezultatin përfundimtar.
Pas kësaj fitore, Gjilani e sheh veten në pozitën e tretë me gjashtë pikë, ndërsa Vushtrria renditet e fundit me një pikë. /Telegrafi/