Site icon Telegrafi

Gjilani vazhdon me fitore, nuk këndellet Dukagjini

Gjilani ka fituar në udhëtim te Dukagjini me rezultat 1-0 në kuadër të javës së pestë në Albi Mall Superliga.

Mysafirët e nisën shumë mirë ndeshjes, duke rrezikuar qysh në minutën e shtatë, kur Arbnor Ramadani lëshoi një gjuajtje të fuqishme, por që përfundoi mbi portë.

Por, Dukagjini fillo të këndelljes dhe rrezikoi pas pak minutash me anë të Zylfiut.

Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 38-të, kur Perprim Islami asistoi te Theophilus Solomon.

Në 45 minutat e dytë, pati shanse shënimi, por dy skuadrave u mungoi konkretizimi.

Oto John rrezikoi portën e Gjilanit në minutën e 50-të, mirëpo goditja e tij përfundoi jashtë.

Dukagjini vazhdoi me presion ndaj mysafirëve, mirëpo Enea Koliçi ishte në nivelin e lartë të detyrës së tij.

Pas javës së pestë, Gjilani vazhdon të jetë lider me 13 pikë, ndërsa Dukagjini gjendet në të fundit me një sosh. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version