Gjilani ka vazhduar me formën pozitive në teren të vet duke mposhtur Ferizajn me rezultat 1-0.
Dueli u dominua nga skuadra vendase që kishte rastet në pjesën e parë.
Ferizaj tentoi që me kundërsulme të rrezikonte, por nuk gjeti golin.
Në pjesën e dytë Gjilani ishte më serioz dhe arriti të fitonte një penalti.
Ansi Nika është ai i cili realizoi gol nga penaltia pas një orë lojë (61′) për 1-0.
Me këtë rezultat edhe përfundoi takimi.
Gjilani ka 27 pikë në vendin e katërt, plot tetë pikë larg Llapit që mban vendin e tretë dhe 10 pikë larg Prishtinës në vendin e dytë me një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/