Telegrafi

Gjilani udhëton drejt Mitrovicës për ta harruar humbjen në derbin lokal, interesant edhe në kryeqytet

Sot në Mitrovicë e Prishtinë zhvillohen dy ndeshjet e radhës të xhiros së 16 të Superligës, që pritet të jenë shumë interesante sepse pikët kanë vlera të mëdha për katër skuadrat.

Për Gjilanin sot fillon një epokë e re pasi që bardhekuqët do të luajnë ndeshjen e parë pas dorëheqjes së Gentjan Mezanit, teksa janë mysafirë të Trepçës ’89 në ‘Riza Lushta’.

‘Minatorët’ kanë mposhtur vazhdimisht Gjilanin në ndeshjet e viteve të fundit, andaj gjilanasit me në krye trajnerin Sallah Sherifi, s’do ta kenë aspak të lehtë këtë udhëtim.

Ndeshja tjetër e ditës luhet në stadiumin e Flamurtarit ndërmjet ekipeve të mesit të tabelës, Arbërisë dhe Drenicës.

Favorit në letër nuk ka, gjë që e bën këtë sfidë shumë interesante për t’u parë.

Takimet fillojnë prej 13:00 dhe transmetohen në Art Sport.

SUPERLIGA – SOT

13:00 Trepça ’89 – Gjilani
Gjyqtarë: Vigan Ibërdemaj, Lumturije Muhadri, Meriton Berisha, Bardh Ajeti.

13:00 Arbëria – Drenica
Gjyqtarë: Shpëtim Murtezi, Fatmir Sekiraqa, Granit Hyseni, Isak Ceroviku. /Telegrafi/