Sot në Mitrovicë e Prishtinë zhvillohen dy ndeshjet e radhës të xhiros së 16 të Superligës, që pritet të jenë shumë interesante sepse pikët kanë vlera të mëdha për katër skuadrat.
Për Gjilanin sot fillon një epokë e re pasi që bardhekuqët do të luajnë ndeshjen e parë pas dorëheqjes së Gentjan Mezanit, teksa janë mysafirë të Trepçës ’89 në ‘Riza Lushta’.
‘Minatorët’ kanë mposhtur vazhdimisht Gjilanin në ndeshjet e viteve të fundit, andaj gjilanasit me në krye trajnerin Sallah Sherifi, s’do ta kenë aspak të lehtë këtë udhëtim.
Ndeshja tjetër e ditës luhet në stadiumin e Flamurtarit ndërmjet ekipeve të mesit të tabelës, Arbërisë dhe Drenicës.
Favorit në letër nuk ka, gjë që e bën këtë sfidë shumë interesante për t’u parë.
Takimet fillojnë prej 13:00 dhe transmetohen në Art Sport.
SUPERLIGA – SOT
13:00 Trepça ’89 – Gjilani
Gjyqtarë: Vigan Ibërdemaj, Lumturije Muhadri, Meriton Berisha, Bardh Ajeti.
13:00 Arbëria – Drenica
Gjyqtarë: Shpëtim Murtezi, Fatmir Sekiraqa, Granit Hyseni, Isak Ceroviku. /Telegrafi/