Site icon Telegrafi

Gjilani triumfon në sfidën ndaj Dukagjinit

(Foto: Facebook/SC Gjilani)

Gjilani ka arkëtuar pikë të plota përballë Dukagjinit (2-0) në ndeshjen e javës së 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Dy skuadra që ishin në garë të drejtpërdrejtë për garat evropiane u vunë përballë njëra-tjetrës, ndërsa ‘Skifterat’ ia dolën të marrin pikë të plota.

Të zgjedhurit e Zekirija Ramadanit iu gëzuan fitores me nga një gol të shënuar në secilën pjesë të takimit.

Vetëm një herë u prek rrjeta në fraksionin e parë të sfidës së zhvilluar në stadiumin me bari artificial në Gjilan. Mevlan Zeka ishte golashënues (27’).

Goli i dytë i nikoqirëve u shënua në minutat shtesë, po ashtu nga Mevlan Zeka, për ta vulosur këtë fitore të rëndësishme

Falë këtij triumfi, Gjilani është ngritur në kuotën e 50-të pikëve dhe qëndron në vend të tretë me tetë pikë më shumë se Prishtina dhe nëntë pikë më shumë se Dukagjini. /Telegrafi/

Exit mobile version